Jeffrey Singfiel u lind në Rochester, Minesota, në SHBA. Ai u rrit në një familje të krishterë, prindërit dhe gjyshërit e së cilës e kishin ndjekur Jezusin për shumë vite. Babai i tij e rriti atë të bëhej inxhinier, por Xhefi ndjeu thirrjen e Zotit për jetën e tij për shërbim gjatë vitit të fundit të shkollës së mesme.
Në vitin 1991 ai fitoi një diplomë bachelor në Misione (antropologji, histori dhe teologji) dhe në 1994, një Master of Divinitz. Ndërsa studionte, Xhefi filloi të shërbente në një kishë në Nju Xhersi si drejtor rinie dhe më pas Pastor i Rinisë (1992-1998). Në vitin 1998, ai u martua me gruan e tij Melissa, e cila gjithashtu mbaroi Master of Divinity atë vit. Pas martesës së tyre, ata u transferuan në Raleigh, Karolina e Veriut për t’u bashkuar me stafin e një kishe tjetër (1998-2002). Jeff dhe Melissa dhe dy vajzat e tyre, Madison dhe Reilly, u transferuan në Kosovë në vitin 2002, duke punuar me “The Christian & Missionary Alliance.” Ata i kaluan dy vitet e para duke studiuar gjuhën dhe kulturën shqipe përpara se të transferoheshin në Gjilan në vitin 2004. Atje, ata udhëhoqën ekipin e Aleancës në partneritet me Bashkësie Ungjillore e Mesisë në Prishtinë për të mbjellur një kish ungjillore dhe qendër të shërbej qytetin. Sot, Jeff dhe Melissa i shërbejnë
organizatës së tyre si zhvillues të ekipeve rajonale, duke ofruar stërvitje dhe konsulencë për ekipet në Portugali, Francë, Gjermani dhe Bosnje-Hercegovinë.
Jeff ishte një nga nënshkruesit themelues të KPUK-ut në vitin 2005. Ai shërbeu në Këshillin e Drejtuesve nga 2007-2010, në Komitetin e Statujave dhe Rregullore dhe si arkëtar. Ai u rikthye në bord në vitin 2019-2021, dhe në vitin 2024. Melisa shërbeu si arkëtare (2014-2017) dhe kryetare e Komisionit të Grave (2016-17, 2018-2021). Ata punuan gjithashtu si profesorë të ftuar në Kolegjin Nyack në Nyack, Nju Jork (2017-2018) dhe Crown College në St. Bonifacius, Minesota (2021-2022). Në vitin 2019, Jeff fitoi një Ph.D. në Lidership Organizativ nga Regent University School of Business. Jeff dhe Melissa banojnë në Prishtinë, ndërsa vajzat e tyre të rritura jetojnë në SHBA.