Imir Gashi

Biografia e Kryetarit të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës

Pastor Imir Gashi

U lind me 26 Gusht 1983 në Prizren. E njohu Krishtin në moshë të re derisa ishte refugjat në Shqipëri gjatë luftës së fundit.

Thirrja pastorale e ka ndjekur që në fillimet e tij të hershme në ndjekjen pas Jezusit. Është i apasionuar pas leximit, sidomos në fushën e teologjisë, filozofisë dhe shkencës.

 Z.Gashi në vitin 2006 filloi shërbesën e tij si Pastor në Kishën e Nazaretasit – Drita e Botës në Prishtinë.

Pastor Imir Gashi ka shërbyer për tre vite si Sekretar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (2018 – 2021).

Është i martur dhe është baba i dy djemve.