Krishtlindja

Mesazhi i Krishtlindjes nga kryetari i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës Pastor dr. Femi Cakolli

Publikuar nga Blendona Cakolli

Tё dashura motra e vëllezër, miq e mikesha, paqe e gëzim nga Zoti ynё Jezus Krisht,

Ardhja e Jezusit në botë është ngjarja dhe misioni më i madh i Perëndisë në historinë njerëzore. Krishtlindja është përmbushja e rreth 400 profecive biblike dhe përmbushja e besëlidhjes sё Zotit ndaj njeriut. Jezusi erdhi nga gjiri i Atit qiellor dhe u lind si një foshnje para 2000 vitesh në Betlehem nga e zgjedhura Maria e Virgjër. Tёrë kjo histori mund të përmblidhet si histori hiri, histori ungjilli, histori dashurie. Prandaj edhe përgjatë këtyre ditëve të pritjes së kësaj kremteje le tё merr secili bollshëm nga hiri i tij, nga ungjilli i tij e nga dashuria e tij! Kёto janё falas për çdonjërin! Janё falas jo se nuk vlejnë por se askush nuk mund t’i blejё ato!

Krishtlindja edhe sot është jehonë e lavdisë së turmave të panumërta engjëllore dhe të 2.7 miliardë të krishterëve në botë.

Krishtlindja ёshtё festa më masovike nё shkallë botërore duke e kumtuar lajmin e mirë për lindjen e Shpëtimtarit të njerëzimit, mirëpo pa Jezusin nё qendër nuk ka Krishtlindje hyjnore, pasi Jezusi është dhurata më e madhe qё Perёndia i dha njeriut.

Kjo festë le t’i shërbejë vendit tonë edhe këtë kohë që të mbledhë më shumë besim, forca tё mira, liri me dobi, mirëkuptim dhe unitet për vepra të qëndrueshme. Nё Kosovё praktikisht kemi mё shumё duar qё mund të jenë të shtrira për të dhënë sesa për të marrë. Le t’i zgjasim kёto duar kah njëri-tjetri e sё bashku tё shtrira kah Zoti pёr lutje, pendesë, falje, adhurim, paqe dhe mirёqenie. Të lutemi për atë paqe që tejkalon çdo zgjuarsi (Fil.4:7).

Lutemi dhe urojmë që secili prej nesh të gjejë kuptimin e jetës dhe ta materializojë atë që quhet ripërtëritja e drejtësimi! Le tё mbyllet migrimi ynё prej kёtu e nё perёndim dhe le tё nisë migrimi nga terri nё dritё, nga kotёsia te pёrmbajtja, nga epshet te virtytet, nga marrёzia te urtёsia, nga vajtimi te ngazёllimi dhe nga kalbja te rilindja!

Për shumë mot Krishtlindjen të gjithë të krishterëve dhe vendit tonë Kosovës duke i ftuar gjithë të interesuarit që të festojnë nëpër kishat dhe familjet e komunitetit tonë këtyre ditëve në vijim!

Gëzuar!

Leave a Comment