Valmire Selmani

Znj. Valmire Selmani është lindur më 1992 në Drenas. Shkollën fillore dhe të mesme e ka mbaruar në vendlindje. Studimet i ka vijuar në Prishtinë në Kolegjin Fama. Më 2017 ka diplomuar në gradën Baçelor në drejtimin Përkujdesje dhe Mirëqenie për Fëmijë. Më pas, më 2018 ka mbaruar me sukses studimet teologjike pranë Shkollës Biblike “ILIRIA” në Prishtinë.

Mes viteve 2014-2016 ka punuar si Asistente Administrative në Qendrën “Shtëpia e Shpresës” në Milloshevë të Vushtrrisë. Përveç punës së Administratës, në të njëjtën kohë e ka punuar si Mësuese e Gjuhës Angleze dhe e Kitarës. Në vitin 2016-2018 ka vijuar punën si Mësuese në Shkollën Amerikane “Prishtina High School”, në Prishtinë.

Mes viteve 2015-2017 ka shërbyer në Grupin e Adhurimit të kishës “Bashkësia e Popullit të Zotit” në Prishtinë. Nga viti 2017, znj. Selmani, bashkë me familjen e saj, jeton në Podujevë. Aty është e përfshirë në shërbesën e Kishës së Krishterë “Besiana” në pozitën e trefishtë: Drejtuese e Adhurimit; Drejtuese e Shërbesës me Gratë dhe Administratore e Kishës.

Në vitin 2022, Valmira i bashkohet punës së Komisionit të Motrave të KPUK-ut. Nga viti 2023 i është besuar pozita e Drejtueses së Komisionit të Motrave, në të cilën shërben deri më sot.
Në vitin 2013 Valmira e kishte njohur Jezus Krishtin si Zotin e Shpëtimtarin e saj personal. Më pas, është pagëzuar në qytetin e Gjakovës, tek Bashkësia “Familja”. Tani, është e martuar me Shefki Selmanin, pastor në Kishën e Krishterë “Besiana” në Podujevë. Zoti i ka bekuar me tre fëmijë!