Semi (Seongmin Li) u lind në vitin 1967 në një qytet në jug të Koresë. Ai u rrit në një familje budiste, por duke mos gjetur lumturi në familjen e tij, u bë ateist për një kohë. Megjithatë, pasi filloi të frekuentonte kishën, me ftesën e miqve të tij dhe pasi përjetoi shërimin e një sëmundjeje, ai filloi të njihte më shumë Zotin duke e lexuar Biblën. Gjatë shërbimit të tij të vështirë ushtarak, ai pati një marrëdhënie të thellë me Zotin, gjë që e forcoi më tej besimin e tij. Në këtë periudhë, ai kuptoi se thirrja e Zotit për të ishte misioni dhe iu përkushtua plotësisht misionit. Më pas, ai kreu misione afatshkurtra në Tajlandë, Vietnam, Japoni, Rusi dhe Filipine, duke konfirmuar kështu thirrjen e Zotit në jetՃn e vet.
Studimet i mbaroi në Letërsi Angleze në gradën Baçelor, dhe më vonë vazhdoi studimet në Seminarin Teologjik të Reformuar në Kore dhe në Seminarin Midwest në SHBA, ku përfundoi studimet Master(M.Div).
Që nga viti 1995, ai filloi shërbesën misionare në Shqipëri. Gjatë luftës në Kosovë, Semi u takua me shumë kosovarë dhe u interesua thellësisht për këtë vend. Sapo përfundoi lufta, ai u vendos në Gjakovë, ku hapi një palestër të taekwondo-së për të krijuar marrëdhënie me njerëzit. Në vitin 2000, e themeloi Kishën Ungjillore “Jeta me Begati” dhe vazhdon të shërbejë atje deri më sot.
Semi është i martuar me Heglën, në vitin 1997, dhe kanë një vajzë dhe një djalë.
Në vitin 2025 nga Kuvendi i Përgjithshëm i KPUK-ut u konfirmuar anëtar i Këshillit Drejtues të KPUK-ut me një mandat tre vjeçar.