Robin Whaley lindi në Angli verilindore në vitin 1986. Ai filloi të mësonte për Zotin Jezus kur një shok nga shkolla fillore e ftoi ta vizitonte një bashkësi protestante në lagjen e tij. Që atëherë, Robin u bë pjesë e asaj bashkësie. Prej moshës 16-vjeçare, Robin filloi të punojë si arkeolog në vende të ndryshme historike në Angli dhe Uells, ndërsa vazhdoi shkollimin e tij. Ai studioi për një diplomë baçelor në arkeologji dhe antropologji. Pas diplomimit në vitin 2008, Robin ka punuar për pesë vjet në një kishë në Kembrixh, Angli, veçanërisht duke ndihmuar burra të pastrehë dhe njerëz të varur nga droga.
Në vitin 2014, Robin dhe familja e tij u shpërngulën në Kosovë për të punuar me organizatën “Operation Mobilization”. Gjatë asaj kohe, Robin ka bashkëpunuar me disa OJQ, kisha dhe projekte të ndryshme që kanë për qëllim zhvillimin social, material dhe shpirtëror të Kosovës. Ai është gjithashtu anëtar i kishës protestante ungjillore “Rruga e Paqes” në Pejë. Robin është i martuar me Alisën dhe kanë tre fëmijë. Ata janë shumë mirënjohës për mikpritjen që kanë shijuar prej popullit të Kosovës gjatë dhjetë viteve që kanë jetuar këtu.