Nazmi Berisha

U lindur më 1984 në komunën e Malishevës. Në vitin 2002 filloj studimet në Universitetin e Prishtinës. Në po të njëjtin vit e njohu Krishtin përmes shërbesës së studentëve.

Që nga ky vit, ai u përkushtua shërbesën e përhapjes së Ungjillit në mesin e studentëve. Në vitin 2006 u bashkua me lëvizjen studentore “Instituti Jeta e Re” duke shërbyer për shtatë vite radhazi me normë të plotë. Dy vitet e para ka shërbyer me shërbesën e Filmit “Jezus” duke vizituar shumë fshatra të Kosovës, për shpërndarjen e Ungjillit.

Në të njëjtën kohë ka qenë pjesë aktive e Kishës Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë” në Prishtinë, ku ka shërbyer për disa vite në rolin e Plakut të Kishës.

Në vitin 2014 filloj studimet teologjike në Seminarin e Evropës Jug-Lindore në Tiranë duke u përkushtuar me theks të veçantë në studimin e gjuhës së vjetër greke.

Nazmi Berisha ka marrë pjesë në shumë konferenca, seminare e trajnime  të ndryshme Teologjike dhe të Lidershipit, brenda dhe jashtë vendit. Në Prill të vitit 2016 shugurohet si Pastor i Kishës Protestante “Bashkësia Alfa&Omega” në qytetin e Ferizajit ku punon dhe jeton edhe sot.

Është i martuar me Albana Berishën dhe së bashku kanë dy fëmijë.