Marenglen Rexhaj, lindur me 16 prill 1983, i ardhur në njohjen e Krishtit si Zoti dhe Shpëtimtari i tij në vitin 2003 përmes shërbesës studentore të Institutit Jeta e Re në Shqipëri.
Është i martuar me Savanën dhe Zoti i ka bekuar me tre djem, Glinti 7 vjeç, Daris 3 vjeç dhe Kridi 4 muajsh. Pas diplomimit për drejtësi, në vitin 2006-të, i bashkohet stafit të Institutit “Jeta e Re” duke shërbyer në Shkodër për tre vite, për të vazhduar për 4 vitet e ardhshme me shërbesën studentore mes Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Nga viti 20013-2020 i bashkohet skuadrës studentore në Tiranë, duke e drejtuar këtë skuadër për 3 vite. Në vitin 2020 i bashkohet skuadrës kombëtare të IJR-së, me rolin për tu kujdesur për skuadrat dhe shërbesat mes Shqiptarëve jashtë kufinjve.
Në vitin 2021, pas shkëputjes se Institutit “Jeta e Re” Kosovë nga Shqipëria, i besohet roli i drejtuesit kombetar të Kosovës dhe prej asaj kohe jeton e shërben në Prishtinë. Në kuvendin e fundit të KPUK-ut zgjidhet anëtar i këshillit drejtues të KPUK.