Biografia e Sekretares të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës
E lindur me date 29.09.1987 në Drenas. Ka një diplomë bachelor në psikologji dhe një program master në psikologji organizative. Ka pranuar Jezusin në vitin 2008 gjatë kohës së universitetit. Përvojë pune me viktima të trafikuara dhe të dhunës në familje përmes një qendër rehabilitimi në Prishtinë. Përfshirë me kohë të plotë në punën e kishës dhe projektet e kishës “Bashkësia e Popullit të Zotit” që nga viti 2010. Prej 5 vitesh punon si koordinatore projekti në programin e zhvillimit të komunitetit – projekti social “shtëpia e shpresës” nën ombrellën e kishës. Prej shumë vitesh, pjesë e udhëheqjes brenda kishës dhe punë me kohë të plotë si administratore e zyrës.
Anëtare e bordit të shkollës së parë biblike të themeluar në Kosovë, ligjëruese për Këshillimin e Krishterë në të njëjtën shkollë. Qe nga viti 2021 anëtare e këshillit në Kishën Protestante Ungjillore të Kosovës.
Pasioni dhe dëshira e saj është të mësoj dhe të predikoj Fjalën e Perëndisë kudo që ai e drejton dhe e thërret. Ndjen një barrë të veçantë për të varfrit, njerëzit në nevojë dhe komunitetin rom.