Jeton Sokoli, u lind më 1983 në qytetin e Gjakovës, në një familje katolike shqiptare. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në vendlindje. Gjatë luftës së fundit të vitit 99’të, ku humbi babanë dhe shumë familjarë, ai dhe familja e tij u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Familjarët e mbetur gjetën strehë në qytetin e Shkodrës deri në mbarimin e luftës. Pas periudhes së luftës Jeton Sokoli dhe motrat e tij e takuan Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin e tyre. Ai kthehet në vendlindjen e tij , ku shtëpia e tij në Meje të Gjakovës ishte rrafshuar përtokë. Por, ai vazhdoi ta ndjek Jezusin.
Kështu, më 2007 mbaron studimet biblike në Britaninë e Madhe. Me të kthyer pas diplomimit, përfshihet në mënyrë proaktive në shërbesën për mbjelljen e kishës “Rilindja e Kosovës” në Gjakovë. Nga ajo kohë, ka shërbyer si pastor i kësaj kishe.
Në vitin 2002 fillon programin ungjillëzues në radion lokale të Gjakovës të titulluar “Ora e Vendimit”, duke u transmetuar rregullisht dy herë në javë. Pas hapjes së Radio 7 Kosova, pastor Jetoni ofron mësime të rregullta biblike përmes valëve të kësaj radiojeje në emisionin “Sipas Fjalës”. Në vitin 2019 nis punën e re të kishëmbjelljes në qytezën e Klinës, ku edhe vazhdon.
Nga viti 2009 e tutje ka dhënë kontributin e tij të pakursyer në Këshillin e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës. Tani shërben si kryesues i Bordit të organizatës krishtere “Scripture Union Kosova”. Që katër vite shërben si përfaqësues i komunitetit protestant në Komunen e Klinës dhe që nga ky vit edhe anëtar i KD-së në KPUK Pastor Jetoni është i martuar me Flavionen dhe kanë tre fëmijë!