Femi Cakolli

Femi Cakolli, u lind më 1 mars 1969, në fshatin Mirash (Krilevë) të komunës së Dardanës (Kamenicës).
Prej vitit 1990-1991 pjesëtar i lëvizjes për pajtimin e gjaqeve.
Prej vitit 1990-1992 themelues dhe kryetar i Shoqërisë Kulturore “Albana” në Dardanë (Kamenicë).
Prej 1990-1993 nënkryetar i Shoqatës për Zhdukjen e Analfabetizmit në komunën e Dardanës.
Në besimin e krishterë u kthye më 15 mars 1992 kur ishte edhe absolvent i studimeve letrare, ndërsa u
pagëzua më 17 maj 1992 nga pastor Anton Krasniqi.
Nga maji i vitit 1992 – korrik 1994 ishte drejtues i shërbesës për të rinj në kuadër të Kishës “Bashkësia e
Popullit të Zotit”, në Prishtinë.
Në tetor të vitit 1994 themeloi Kishën “Bashkësia Ungjillore e Mesisë” në Prishtinë.
Në dhjetor të vitit 1994 u ordinua pastor i Kishës Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë” dhe
vazhdon ta ushtrojë këtë thirrje baritore në Kosovë.
Më 1995 diplomoi në Universitetin e Prishtinës, në degën e Letërsisë Shqipe me temën “Bibla dhe
letërsia shqiptare” tek prof. Hasan Mekuli.
Nga viti 1995 anëtar i organizatës ndërkombëtare “Horizons Internatonal” me seli në Boulder të
Koloradës.
Ndërmjet viteve 1995-1999 bëri punë vullnetare në Shoqatën e Paraplegjikëve të Kosovës, më vonë
HANDIKOS, duke punuar me Halit Ferizin.
Nga korriku 1997, ai ishte themeluesi dhe redaktori i Shtëpisë Botuese “Tenda”, dhe revista “Letra e
Gjallë”.
Nga viti 2001 bëhet bashkëpunëtor i jashtëm i “Media Associations International”, Chicago, USA.
Më 2002 përfundoi studimet pasuniversitare tek klasa e prof. Sabri Hamitit (kursi “Analiza e formave
letrare të letërsisë shqipe) si dhe tek klasa e prof. Zejnullah Rrahmani (kursi “Teoritë letrare”).
Më 2002 në Fakultetin Filologjik mbrojti tezën e magjistraturës me titull “Kodi biblik në letërsinë
shqiptare” në
Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

Nga viti 2005 është drejtor i projekteve kulturore e shkencore njohur me emrin “Shtigje Drite” në kuadër
të komunitetit protestant të Kosovës.
Më 2006 në Fakultetin Filologjik mbrojti tezën e doktoratës me temë “Hiperteksti biblik në letërsinë e
Kosovës” në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.
Më 2006, 2010-2011 Kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës.
Nga viti 2007 nënkryetar i Asociacionit për Zhvillimin e Gallapit “Galabri” dhe redaktor i revistës
“Gallapi”.
Prej vitit 2009-2014 kreu studimet teologjike, në nivel baçelor, në kuadër të Institutit Biblik për
Zhvillimin e Udhëheqësve, në Ames, Iowa, SHBA.
Anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës është prej vitit 2010.
Më 2014, bëhet bashkëthemelues i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante (ISShP) në Tiranë.
Në vitin 2017 u bë doktorant pranë Institutit amerikan në Ames, Iowa për studime teologjike “Biblical
Institute of Leaders Development”.
Në mars të vitit 2018 u zgjodh kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës për një mandat
trevjeçar.
Pastor Cakolli merr pjesë mjaft shpesh nëpër konferenca, seminare, kurse, panele rajonale e
ndërkombëtare sikurse edhe i pranishëm në media duke debatuar tema të ndryshme.
Deri tani ka F.C. botuar mbi 300 shkrime të ndryshme publicistike e shkencore brenda dhe jashtë
Kosovës.
Zotëri Cakolli është i martuar në vitin 1999 dhe familja e tij pesëanëtarëshe jeton në Prishtinë.