Connie Seale lindi në Texas, Amerikë në vitin 1982. Ajo u rrit në një familje të Krishterë dhe që nga fëmijëria shkonte në kishë me familjen e saj. Si adoleshente, ajo vendosi ta ndiqte Jezus Krishtin dhe disa vite më vonë e ndjeu një thirrje për në mision jashtë Amerikës.
Studimet baçelor i vijoi në Georgia, Amerikë, dhe mbaroi me një B.S. në Studimet Ndërkulturore (me fokus në antropologji, teologji, dhe shërbesë me kultura të ndryshme). Gjatë këtyre viteve, Connie u njoftua me “Christian and Missionary Alliance” dhe nga viti 2004 filloi të shërbejë si Shërbenjëstare e Licencuar në një kishë lokale në Georgia. Në atë kishë shërbeu për pesë vite rresht, para se të lëvizë për të jetuar e shërbyer në Kosovë. Gjatë asaj kohe, Connie gjithashtu mbaroi studimet e Masterit (M.A.) në Udhëheqjen e Shërbesës.
Më 2009 Connie arriti në Kosovë për herë të parë si misionare me “Christian and Missionary Alliance” dhe filloi të mësonte gjuhën dhe kulturën shqipe, për dy vitet e parë në qytetin e Gjilanit. Prej asaj kohe, ajo ka shërbyer në role të ndryshme në kishat në Gjilan dhe Prishtinë duke u përfshirë ungjillëzim, projekte të ndryshme, mësime të anglishtes, dishepullizim, historitë gojore të Biblës, dhe trajnime të ndryshme për Shërbenjësit e Ungjillit brenda dhe jashtë Kosovës.
Connie u zgjodh për herë të parë në Këshillin Drejtues (KD) të KPUK-ut në vitin 2025 për një mandat trevjeçar.