Altina Elezi ka lindur më 22.01.2000 në Prishtinë dhe është rritur në një familje të besimit Protestant.
Ajo ka qenë e angazhuar në jetën krishtere që nga fëmijëria, duke u integruar thellësisht në komunitetin e besimtarëve. Më 20 gusht 2017, Altina është pagëzuar nga babai i saj, Pastor Banush Elezi, i cili ka ndikuar në formimin e saj shpirtëror dhe përkushtimin e saj ndaj besimit.
Aktualisht, Altina Elezi është anëtare aktive e Kishës Protestante “Kisha Fjala”, ku është angazhuar si vullnetare që nga viti 2015. Në këtë rol, ajo ka kontribuar në mënyrë të rëndësishme në jetën e kishës, dhe aktualisht drejton Shërbesën e të Rinjëve, duke u angazhuar për zhvillimin dhe mbështetjen e të rinjve në komunitet.
Altina ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në degën e Psikologjisë, ku ka arritur të ndërtojë një bazë të fortë teorike dhe praktike në këtë fushë.
Tashmë e dy vite, ajo drejton programin e saj në Radio të Krishtere, ku ka kontribuar në përhapjen e mesazheve të besimit dhe ndihmën shpirtërore për dëgjuesit.
Më qershor të vitit 2024, Altina është emëruar si Administratore e Zyrës së Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës. Në këtë rol, ajo është e angazhuar në menaxhimin e aktiviteteve dhe administratës së kishës, duke kontribuar në organizimin dhe zhvillimin e veprimtarive të Kishave.
Vizioni dhe qëllimi i saj në jetë janë të punojë në shërbim të Mbretërisë së Perëndisë dhe të ndjekë urdhrin e Jezusit, i cili është theksuar në Bibël: “Por kërkoni së pari Mbretërinë e Perëndisë dhe të gjitha këto do t’ju shtohen…” Mateu 6:33
Ky përkushtim e udhëheq Altinën në çdo aspekt të jetës së saj.