Misioni

Nё mbёshtetje tё Statutit dhe Akteve Nёnligjore, KPUK ekiston pёr kёto qёllime:

Qё tё nxisё përhapjen e Ungjillit tё Krishtit.

Që të nxisë zgjerimin e Mbretërisë së Atit Perëndi si dhe përhapjen e vazhdueshme të Ungjillit të Jezus Krishtit nën udhëheqjen e Frymës së Shenjtë, dhe që t’ia bëjë të njohur opinionit kosovar Fjalën e Zotit, Shkrimin e Shenjtë – Biblën.

Qё ta pёrfaqёsojё komunitetin protestant para autoriteteve tё vendit.

Që ta përfaqësojë Bashkësinë Fetare Protestante Ungjillore të Kosovës përpara komunitetit dhe autoriteteve qeveritare të vendit; që të ndërmjetësojë dhe të ndihmojë anëtarët e vetë lidhur me çështjet juridike dhe pronësore; që të ndërmjetësojë dhe t’i ndihmojë anëtarët e vetë tek autoritetet qeveritare lidhur me posedimin e vendvarrimeve të besimtarëve protestantë.

Qё tё merret me zhvillim tё kishёs kombёtare me pёrparimin e jetёs eklesiologjike.

Që t’i përfaqësojë dhe t’iu shërbejë anëtarëve me komunikim; me zhvillim të Kishës kombëtare; me Kishё-mbjellje; me aktivitete dhe manifestime fetare, me përfaqësim para organizatave e institucioneve krishtere dhe laike të vendit dhe jashtë vendit; tё sjellё unitet jetёsor mes anёtarёve nё veçanti; qё Kishat lokale tё kenё njё efekt përfitues nё shoqёri; takime dhe lutje nacionale; forume; debate dhe të ngjashme si dhe qё tё merret nё pёrgjithёsi me pёrparimin e jetёs eklesiologjike.

Qё tё merret me çёshtjet e jetёs publike.

Qё tё merret me çёshtjet e jetёs publike nё dhe jashtё vendit sikurse me tё drejtat dhe liritё njerёzore, tё drejtat dhe liritё fetare, paqja, drejtёsia, varfёria, mision ndёrkulturor dhe tё ngjashme.