Pajtim dhe Nora Smolica janë drejtues të përkushtuar të Komisionit të të Rinjve në Kishën Protestante, ku me pasion dhe vizion udhëheqin brezin e ri drejt rritjes personale, shpirtërore dhe sociale. Ata krijojnë një mjedis të sigurt dhe inkurajues, ku të rinjtë mund të bashkohen, të ndajnë përvojat e tyre dhe të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme, duke u mbështetur në vlerat e besimit të krishterë.
Të martuar që nga Dhjetori i vitit 2013, Pajtimi dhe Nora fillimisht ndoqën rrugë të ndryshme profesionale—Pajtimi duke punuar me World Vision International, ndërsa Nora si Mësuese e Anglishtes për parashkollorë. Në vitin 2014, ata ndjenë thirrjen për t’u përkushtuar plotësisht punës me të rinjtë, duke filluar me CEF për gati tre vite dhe më pas duke iu bashkuar GEM, ku sot shërbejnë si bashkë-drejtues për Kosovë.
Së bashku, Pajtimi dhe Nora organizojnë takime, kampe, dhe aktivitete rinore që synojnë jo vetëm rritjen shpirtërore, por edhe ndërtimin e një komuniteti të fortë dhe të bashkuar. Ata besojnë se të rinjtë janë shtylla e së ardhmes dhe se përmes dashurisë, disiplinës dhe shërbimit, ata mund të bëhen një dritë e fortë në shoqëri.